Costa: Tifozët e Chelseat ende më duan, u largova për shkak të Contes
BKT
Sport

Costa: Tifozët e Chelseat ende më duan, u largova për shkak të Contes

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Diego Costa të shtunën u prit ngrohtësisht në ‘Stamford Bridge’ ku skuadra e tij Wolverhampton u ndesh me Chelsean.

Costa e pranon se ishte i emocionuar nga pritja që i bën tifozët e Chelseas, por ai tregoi edhe arsyen pse ishte larguar nga Londra.

“Pritja ishte vërtetë e veçantë. E ndjej se kam bërë punë të mirë dhe kam lënë kujtime të mira te Chelsea”, tha Costa.

“Nuk kam asgjë për t’u ankuar. Tifozët gjithnjë më kanë trajtuar mirë, problemi ishte trajneri Conte. Ai nuk llogariste te unë dhe unë nuk mund të qëndroja”, theksoi Costa.