23:07 / 10.10.2022
Ylli i ‘Dardanëve’ sërish gjen golin për Mallorcan
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi sërish ka shënuar gol për Mallorcan.
Ylli i ‘Dardanëve’ ka shënuar gol nga penalltia në minutën e 71-të për të barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen Elche-Mallorca.
Muriqi dështoi nga pika e bardhë në pjesën e parë, por ishte i saktë në të dytën.
Reprezentuesi i Kosovës vazhdon të shkëlqej këtë sezon të garave me skuadrën spanjolle.
Ky është goli i katërt i Muriqit këtë edicion të garave për Mallorcan.























