11:42 / 11.10.2022
‘Çmendet’ PSG, gati 150 milionë euro për Leao-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi i madh francez, PSG, është duke përgatitur një mega-ofertë për yllin e Milanit, Leaon.
Sipas mediave franceze, kampionët në fuqi të Francës, janë të gatshme të paguajë klauzolën e sulmuesit portugez, e cila është plot 150 milionë euro.
Parisienët synojnë të transferojnë Leaon verën që vjen, edhe pse pak është e besueshme se ‘Rossonerët’ do të heqin dorë nga ylli i skuadrës së tyre.
Ndryshe, Leao kërkohet edhe nga gjiganti anglez, Chelsea.























