Maccabi ‘rrëzon’ Juvën, s’ka gola në sfidën Copenhagen-City
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Maccabi Haifa e ka mposhtur Juventusin, me rezultat 2-0, sonte në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Juve pas kësaj disfatë përfundimisht shuan gjasat për të siguruar një vend që çon në rundin tjetër të kësaj garë të madh elitare.
Skuadra izraelitë i dha leksion skuadrës së Massimiliano Allegrit, duke e mposhtur dhe duke i dhënë goditje të fortë skuadrës torineze, cila këtë herë qysh në fazën e grupeve do t’i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve.
Atzili është njeriu i ndeshjes pasi shënoi dygolësh në fitoren e Maccabit, e cila arkëton trepikëshin e parë në këtë grup, aq sa ka edhe Juventusi, derisa grupi kryesohet nga PSG dhe Benfica që kanë nga shtatë pikë dhe që do të përballen nesër mbrëma në Paris.
Ndërkaq, takim tjetër i këtij orari mes Copenhagen dhe Manchester Cityt është mbyllur pa gola, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit G.
Pas këtij barazimi, City ka ‘blinduar’ vendin e parë me 10 pikë të tubuara, katër më shumë së Borussia Dortmund, kurse, Copenhagen është në pozitën e tretë më vetëm dy pikë.























