Sonte Mali i Zi-Kosova, live në RTK 1 dhe RTK4
BKT
Sport

Sonte Mali i Zi-Kosova, live në RTK 1 dhe RTK4

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, sot nis kualifikimet për Evropianin 2024.

Mali i Zi dhe ‘Dardanët’ do të përballen në Bemax Arena të Podgoricës.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) e ka siguruar të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjes së parë kualifikuese për EHF EURO 2024, mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Kosova kërkon rezultat pozitiv në duel me malazezët, në sfidën e parë të këtyre kualifikuesve.

Kombëtarja jonë të dielën e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të këtyre të kualifikimeve, kur në Prishtinë e pret Slloveninë. Edhe këtë ndeshje RTK e transmeton drejtpërdrejt.

Ndeshja Mali i Zi-Kosova fillon në orën 18:00. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në RTK1 dhe RTK4.