‘Championsi’ vjen sonte me supersfidën Barça-Inter
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me sfidat e radhës në grupet A, B, C, D.
Padyshim se kryesfida luhet në Grupin C, ku përballen Barcelona dhe Interi.
‘Blaugarant’ pas humbjes një javë më parë nga ‘Nerazurët’, sonte opsion të vetëm kanë fitore, sepse vetëm trepikëshi e mban në garë për të kaluar në rundin tjetër të kësaj gare elitare.
Barça aktualisht ka vetëm tri pikë, derisa tri më shumë ka Interi, andaj dueli i sontem mes këtyre dy skuadrave që luhet në ‘Camp Nou’ parashikohet të jetë dramatik.
Sfida e sontme në Ligën e Kampionëve nisin me duelet Napoli-Ajaxi (Grupi A) dhe Atletico Madrid-Clube Brugge (Grupi B).
Napoli i Amir Rrahmanit kryeson Grupin A me nëntë pikë, dhe fitorja eventuale e sontme kundër skuadrës holandeze, do të ‘blindonte’ kreun e tabelës.
Interesant pritet të jetë edhe sfida mes Rangers dhe Liverpoolit.
Sonte takohen:
Grupi A
18:45, Napoli-Ajaxi
21:00, Rangers-Liverpool
Grupi B
18:45, Atletico Madrid-Clube Brugge
21:00, Bayer Leverkusen-Porto
Grupi C
21:00, Barcelona-Inter
21:00, Viktoria Plzen-Bayern Munich
Grupi D
21:00, Sporting-Marseille
21:00, Tottenham-Eintracht























