09:00 / 12.10.2022
Kjo është deklarata e Piolit pas humbjes se Milanit nga Chelsea
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, duke folur për mikrofonat e ‘Mediaset’, ka komentuar disfatën nga Chelsea.
‘Rossonerët’ mbrëmë sërish u mundën nga ‘Blutë’ e Londrës (0-2), në sfidën kthyese të Ligës së Kampionëve.
Tekniku i kampionëve në fuqi thotë penalltia dhe kartoni i kuq për Tomorin ndryshuan rrjedhën e ndeshjes. Pioli mendon se penalltia nuk ka ekzistuar.
“Ndeshja kur filloi ndenja ishte se ne mund të bënim një ndeshje të mirë. Penalltia dhe kartoni i kuq ndryshuan lojën”, tha Pioli.
“Nuk dua ta shikojë atë episod, duket shumë e qartë. I thash arbitrit atë që mendoj, nuk e flas rrjedhshëm anglishte, por mendoj se ai e ka kuptuar”, theksoi strategu italian.























