11:41 / 12.10.2022
Ylli sfidon Nofar Galil Elion në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli sonte nis aventurën në grupet e FIBA Europe Cup.
Klubi nga Suhareka luan në Izrael, ku do të përballet me Hapoel Nofar Galil Elion.
Ndeshja mes Yllit dhe skuadrës izraelite do të luhet në ‘Sezai Surroi’ prej orës 19:00.
Në grupin e Yllit janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.























