Ballkani – Sivasspor, shiten të gjitha biletat
BKT
Sport

Ballkani – Sivasspor, shiten të gjitha biletat

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ballkani nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Sivasspor-in, në kuadër të Conference League në fazën e Grupeve.

‘Tempulli’ i kryeqytetit pritet të jetë i stërmbushur pasi që tashmë siç raportohet, janë shitur të gjitha biletat për sfidë që parashikohet të jetë e zjarrtë.

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fillimi i ndeshjes, në platformën online shihet se nuk ka mbetur asnjë biletë për ndeshjen Ballkani – Sivasspor.

Ballkani një javë më parë triumfojë në Sivas, me rezultat 3-4. Skuadra e Ilir Dajës edhe në duelin e nesërme synon fitore në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të kësaj garë evropiane.

Ndeshja Ballkani-Sivaspor nis në orën 21:00.