Presidentja Osmani priti kampionët: Sportistët po e bëjnë krenar Kosovën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ekipin futbollistik “Ballkani” nga Suhareka, i cili aktualisht po i zhvillon garat në Ligën e Konferencës të UEFA-së.
Ballkani tashmë ka shkruar historinë duke prekur fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
E para e vendit tonë, uroj skuadrën nga Suhareka për suksesin e arritur. Presidentja Osmani tha se prej kohësh sportistët tonë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës.
“Presidentja Osmani uroi djelmoshat e “Ballkanit”, për suksesin e historik të ekipit të treguar deri tani në garat evropiane dhe tha se sportistët kosovarë prej shumë kohësh janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. Sukseset e tyre, sipas Presidentes Osmani e bëjnë krenar shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Tutje në këtë njoftim thuhet se “Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta mbështesin sportin në të gjitha aspektet duke uruar që ekipi i “Ballkanit”, sikurse edhe sporti kosovar në përgjithësi të vazhdojë me sukseset në prezantimet ndërkombëtare”
Ndërkaq, ekipi i Ballkanit i dhuroi Presidentes Osmani një fanellë të klubit dhe një top futbolli, teksa ajo uroi futbollistët për fitore në ndeshjen e nesërme ndaj ekipit të Sivasspor.
Kujtojmë se nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ Ballkani i bën ‘konak’ Sivasspor-it, skuadër të cilën skuadra jonë e mposhti një javë më parë në Sivas, me rezultat 3-4.
























