Zyba: Ballkani në nivel të njëjtë me skuadrat tjera të grupit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ballkani nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballet me Sivasspor-in, në sfidën kthyese të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, sfidë kjo që luhet në kuadër të xhiros së katërt në Grupin G të Ligës së Konferencës.
Mesfushori Qendrim Zyba në konferencën për media, një ditë para duelit me Sivasspor-in, tha se skuadra e tij në ndeshjet që po bën po tregon se është në nivel të njëjtë më skuadrat tjera në grup.
“Në çdo ndeshje po tregojmë se jemi nivel i njëjtë me ekipet e grupit, ndoshta edhe më të mirë”, tha Zyba.
Ai është i bindur se “Ballkani do të tregojë formë të mirë edhe në duelin e nesërme kundër skuadrës turke”.
Kujtojmë se Ballkani një javë më parë e mposhti Sivasspor-in në udhëtim (3-4).
Kujtojmë se Ballkani zë vendin e parë me katër pikë, po aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praha dhe Cluji.
Ndeshja Ballkani-Sivasspor nis në orën 21:00.























