20:45 / 12.10.2022
Napoli deklason prapë Ajaxin, Atletico ndalet nga Club Brugge
Uran Krasniqi/RTKLive
Napoli ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League. Në stadiumin "Diego Armando Maradona" klubi italian ka mposhtur sërish Ajaxin. Këtë herë rezultati ka qenë 4-2.
Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia dhe Osimhen kanë realizuar për Napolin, derisa për Ajaxin golat i kanë shënuar Klaassen dhe Bergwijn.

Ndërsa në Madrid ndeshja e Atleticos me Club Brugge është mbyllur barazim pa gola.
Atletico rrezikon ta humbë kualifikimin për në raundin tjetër. Atyre u duhen dy fitore për të ecur përpara.























