10:04 / 13.10.2022
Ylli i Leicesterit drejt Newcastle-s
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Newcastle United raportohet se është në rrugë të mirë për të transferuar yllin e Leicester City, James Maddison.
Mesfushori sulmues verën që lamë prapa, ka qenë në shënjestër e disa klubeve evropiane, kryesisht klube të Premier Leagues si Manchester United dhe Tottenham.
Sipas mediave angleze, ‘Dhelprat’ synojnë të transferojnë Maddison-in në afatin kalimtar të janarit.
Newcastle duhet të përgatis ofertën më të madhe se 45 milionë funtesh nëse dëshiron ta sjell në skuadër anglezin.
Ndërkohë, siç raportohet, Leicester është duke e menduar Donny van de Beek e Manchester Unitedin si pasues të Maddison.























