Barcelona – Inter, rasti i Asllanit që emocionoi tifozët
BKT
Sport

Barcelona – Inter, rasti i Asllanit që emocionoi tifozët

RTSH

Inter e preku dhe e përkëdheli fitoren ndaj Barcelonës në Champions League, por në fund iu desh të kënaqej me një 3-3 në “Camp Nou”, që gjithsesi mbetet pozitiv.

Keqardhja e vetme ishte kur Asllani në minutat e fundit humbi mundësinë për të shënuar golin e fitores dhe për t’i dhënë automatikisht kualifikimin Interit.

Një moment që do të ishte epokal për lojtarin shqiptar, nëse do të kishte shënuar, dhe ndoshta të gjithë tifozët e Interit janë emocionuar në atë aksion, ashtu si edhe komentatori dhe njëkohësisht tifozi i zikaltërve, Fillipo Tramontana, që e përjetoi kështu…

Në fund, mesfushori shqiptar u pa i përlotur dhe shokët e skuadrës iu afruan për ta ngushëlluar. Ilaçi më i mirë që mund të aplikojë Inzaghi për të është ta hedhë titullar me Salernitanën në fundjavë, gjë që do të rriste besimin për 20-vjeçarin.

Ndihma më e mirë nga shokët, do të ishte fitorja ndaj Plzen dhe askush nuk do ta kujtojë atë top që nuk shkoi në rrjetë, apo nuk u pasua për Mkhitaryan.