S’kanë të sosur telashet për Juvën, lëndohet Di Maria
BKT
Sport

S’kanë të sosur telashet për Juvën, lëndohet Di Maria

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Tifozët e Juventusit pas humbjes nga Maccabi, marrin edhe një lajm të keq.

Angel Di Maria sipas mediave italiane, ka pësuar një lëndim në duel me Maccabin, dhe për do të jetë larg fushës për të paktën 20 ditë.

“Angel Di Maria nuk do të jetë në dispozicion te Juventusit për 20 ditë për shkak të lëndimit të muskujve kundër Maccabi Haifa”, shkruajnë mediat italiane.

Juve po kalon sezon të dobët në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, derisa nga kjo e fundit tashmë janë përshëndetur për këtë sezon të garave.