16:44 / 13.10.2022
Liverpool po e monitoron situatën e Mbappes
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Liverpool është duke e monitoruar situatën superyllit të PSG-së, Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez raportohet se nuk është i kënaqur tek kampionët në fuqi të Francës.
Mbappe verën që lamë prapa, firmos kontratën e re me parisienët, por sipas mediave të huaja, lojtari mund të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kohë më parë kishte deklaruar se “Reds janë tifozët të mëdhenj të sulmuesit francez”.
Ndryshe, Mbappe prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid.























