23:00 / 13.10.2022
Cluj prapë fiton ndaj Slavias së Pragës
Uran Krasniqi/RTKLive
CFR Cluj ia ka dalë ta mposhtë Slavian e Pragës për të dytën herë radhazi. Ndeshja e sontme në Rumani është mbyllur me rezultat 2-0.
Deac dhe Yuri kanë realizuar për klubin rumun.
Tash pas përfundimit të ndeshjes Ballkani - Sivasspor tabelën e kryeson klubi turk me shtatë pikë sa ka edhe Cluj. Ballkani gjendet në pozitën e fundit me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia, po e cila gjendet në vendin e tretë për shkak të fitores ndaj klubit kosovar.























