Liverpooli triumfon në kryederbin anglez, mposht Cityn
BKT
Sport

Liverpooli triumfon në kryederbin anglez, mposht Cityn

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liverpool e ka fituar kryederbin anglez, duke e mposhtur Manchester Cityn, me rezultat 1-0, sonte në ‘Anfield’.

Dy skuadrat e mëdha të Premier Leagues u përballen në kuadër të elitës së futbollit anglez.

Dueli mes ‘The Reds’ dhe kampionëve në fuqi të Anglisë, ka dhënë një super-ndeshje, më aksion të shumta anipse u shënuan vetëm një gol.

Ylli egjiptian Muhamed Salah (76’), vendosi epilogun e kësaj ndeshje të madhe, duke ia siguruar pikët e plota skuadrës së Jurgen Klopp.

Pas kësaj fitore, Liverpool ka 13 pikë në vendin e tetë, kurse, City renditet e dyta me 23 pikë të tubuara, katër më pak se lideri i tabelës, Arsenal.