16:57 / 17.10.2022
Conte: Richarlison nuk rrezikon humbjen e Botërorit
Uran Krasniqi/RTKLive
Antonio Conte ka zbutur frikën e Brazilit për mungesën e Richarlison në Kupën e Botës, por ka konfirmuar se ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Tottenham me Manchester United të mërkurën.
Richarlison pësoi një dëmtim në fitoren 2-0 të Spurs ndaj ish-skuadrës së tij Everton dhe u largua në minutën e 52-të, përpara se të shihej më vonë me paterica.
“Unë mund të konfirmoj se lojtari nuk po rrezikon të mos luajë Kupën e Botës, absolutisht. Ai është duke bërë një skanim dhe më pas do të shohim se sa kohë i duhet të rikuperohet”, u ka thënë Conte gazetarëve. “Por me siguri kundër United, ai nuk është i disponueshëm".
Brazili ndeshjen hapëse të Kupës së Botës e luan kundër Serbisë më 24 nëntor.























