21:46 / 17.10.2022
Spanjollja Alexia Putellas e fiton "Topin e Artë"
Uran Krasniqi/RTKLive
Alexia Putellas e ka fituar "Topin e Artë" në konkurrencën e femrave.
Kjo është e dyta herë me radhë që futbollistja e Barcelonës e rrëmben këtë çmim.
Ajo deri më tash ka luajtur 271 ndeshje për Barcelonën ku ka realizuar 117 gola.
Gjithashtu Putellas është edhe pjesë e Kombëtares së Spanjës me të cilën ka luajtur 100 ndeshje ku ka shënuar njëzet e shtatë gola.























