Superliga vazhdon sot me tri ndeshje interesante
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje interesante

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pas dy ndeshjeve të djeshme, elita do të vazhdojë sot me tri sfidat e fundit të javës së 12-të.

Përballja Ballkani-Trepça ’89, sfidë kjo që luhet në Suharekë, konsiderohet ndeshja kryesor e ditës së sotëm.

Kampioni në fuqi i Kosovës, pas barazimit me Drenicën fundjavën që kaluar, në duel me ‘Minatorët’ kërkon pikët e plota në mënyrë që të bëjë edhe një hap drejt kreut të tabelës.

Gjilani-Drenica, është një tjetër ndeshje që luhet sot në Gjilan. Gjilanasit në këtë ndeshje vijnë pas fitores në udhëtim te Malisheva, derisa drenicasit udhëtojnë në Gjilan pas barazim me Ballkanin.

Në sfidën tjetër të ditës së sotme, ballafaqohen Llapi-Dukagjini, një tjetër ndeshje e rëndësishme e cila luhet në ‘Zahir Pajaziti’.

Superliga/Java e 12-të

Sot takohen:

Llapi – Dukagjini

Ballkani – Trepça ’89

Gjilani – Drenica

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.