22:49 / 20.10.2022
Barcelona fiton lehtë kundër Villarrealit
Uran Krasniqi/RTKLive
Lewandowski dhe Fati e kanë fundosur Villarrealin brenda shtatë minutave. Barcelona ka fituar bindshëm në ndeshjen e vlefshme për kampionatin spanjoll.
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e katalonasve në "Camp Nou".
Të tre golat janë realizuar në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Villarreal bëri përpjekje, por mbrojtja katalonase ishte aty duke zmbrapsur me lehtësi sulmet e mysafirëve.
Pas kësaj fitore Barcelona ruan pozitën e dytë në grup me njëzet e pesë pikë, tri më pak se Real Madrid që kryeson.























