Gabriel flet pas kontratës së re me Arsenal
Uran Krasniqi/RTKLive
Gabriel ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin, e cila e mbanë atë të lidhur me kluin deri në vitin 2027.
“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj këtë kontratë të re me Arsenalin, sepse është një klub kaq i madh. Është ëndrra ime dhe sot është dita më e mirë e jetës sime. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj kontratën time këtu. Çdo ndeshje tifozët e përkrahin ekipin në stadium. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që qëndroj këtu. Arsenali është shtëpia ime”, ka thënë ai. “Në të ardhmen, dua të fitoj ndeshje për Arsenalin, dua të fitoj trofe me Arsenalin dhe të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, sepse është shtëpia ime”.
Arsenali po kërkon gjithashtu të lidhë marrëveshje të re me Salibën, si dhe po e shqyrton opsionin e kontratave të reja edhe për Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli.























