Sadiku e bronztë në Evropianin e Budvas
BKT
Sport

Sadiku e bronztë në Evropianin e Budvas

Uran Krasniqi/RTKLive

Donjeta Sadiku do të vije me medalje në Kosovë. Boksierja e ka fituar medaljen e bronztë të Evropës.

Sadiku pësoi humbje në gjysmëfinale nga kampionia olimpike Tokio 2020 Kellie Harrington e Irlandës, kategoria -60 kg e Kampionatit Evropian, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Është kjo medalja e parë evropiane për senior për Federatën e Boksit të Kosovës.