Juventus deklason Empolin
BKT
Sport

Juventus deklason Empolin

Uran Krasniqi/RTKLive

Juventusi ka realizuar fitoren e tretë radhazi në shtëpi në kuadër të Serie A.

Fitorja 4-0 ndaj Empolit pritet ta lehtësojë sadopak presionin ndaj trajnerit Massimiliano Allegri për shkak të disa rezultateve të dobëta qoftë në kampionatin vendor apo edhe në Champions League.

Adrien Rabiot ka shënuar dy herë dhe Kean e McKennie nga një herë. 

Juventus me këtë fitore ngjitet në vendin e shtatë në Serie A, ndërsa javën e ardhshme ndeshet me Benfican në Ligën e Kampionëve.