Bayern fiton pa vështirësi ndaj Hoffenheim
BKT
Sport

Bayern fiton pa vështirësi ndaj Hoffenheim

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayern Munich ka arritur fiture pa vështirësi të madhe ndaj Hoffenheim në kuadër të Bundesligës gjermane. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0. 

Avantazhi i bavarezëve ka ardhur në minutën e tetëmbëdhjetë kur prekja e Musialas u shndërrua në gol. 

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 38-të pasi krosimit të Gnabry i është përgjigjur me kokë Choupo-Moting për ta bërë rezultatin 2-0.

Aktualisht Bayern gjendet në pozitën e dytë në tabelë, derisa Hoffenheim në pozitën e shtatë.