17:27 / 23.10.2022
Xhaka realizon në barazimin e Arsenalit me Southampton
Uran Krasniqi/RTKLive
Arsenal ka barazuar me Southampton në "Saint Mary`s", duke bërë që ky të jetë vetëm barazimi i dytë për skuadrën e Artetas që kur ka nisur Premier League.
Ndeshja e së dielës ka përfunduar me rezultat 1-1.
Xhaka ka kaluar në epërsi Arsenalin qysh në minutën e njëmbëdhjetë, por Southampton ka barazuar me Armstrong në minutën e gjashtëdhjetë e pestë.
Arsenali u përpoq të shënonte me anë të Jesus e Ødegaard, por asnjëri nuk u treguan konkret para portës.
Arsenal vazhdon kryesimin e tabelës, derisa Southampton gjendet në vendin e pesëmbëdhjetë.























