Befasia e Bundesligës, vendi i fundit mposht liderin
BKT
Sport

Befasia e Bundesligës, vendi i fundit mposht liderin

Uran Krasniqi/RTKLive

Bochum që gjendej në fund të tabelës ka befasuar liderin e Bundesligës, FC Union Berlin, duke e mposhtur 2-1 dhe duke u ngjitur një vend më lart.

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1. 

Hofmann dhe Holtmann kanë realizuar për Bochum, derisa golin e vetëm për Unionin e ka realizuar Pantovic. I njëjti paraprakisht ka humbur një penallti ku Manuel Riemann e priti gjuajtjen e tij. 

Union Berlin edhe pas kësaj ndeshje mbetet në krye të tabelës së Bundesligës, por vetëm një pikë larg nga Bayern Munich.