Vëllaznimi fiton ndaj Trepçës
BKT
Sport

Vëllaznimi fiton ndaj Trepçës

Uran Krasniqi/RTKLive

Vëllaznimi ka mundur Trepçën në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës. Rezultati përfundimtar ka qenë 75:72 (15:21, 22:16, 15:17, 23:18).

Një treshe e Anthony Adger e ka vulosur fitoren duke e ndezur "Shani Nushin" në Gjakovë.

Periudha e tretë ishte shumë interesante, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra. Edhe në periodën e dytë kishte barazpeshë në kuptim të rezultatit. 

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas mysafirët u shkëputen në avantazh.

Lojtari më  efikas i ndeshjes ishte Burim Zekiqi.