Rivali i përjetshëm i Barçës në sulm për Silvan
BKT
Sport

Rivali i përjetshëm i Barçës në sulm për Silvan

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, i është ofruar Real Madridit nga agjenti i tij Jorge Mendes, raporton ‘El Nacional’.

Spanjolli prej kohësh është cak i Barcelonës, por tani në garë për Silvan ka hyrë edhe rivali i përjetshëm i katalonasve, Real Madrid.

‘Blaugranat’ siç raportohet, nuk mund të përballojnë çmimin prej 100 milionë eurosh sa kërkon Manchester City.

Prandaj, Mendes thuhet se po i afrohet Real Madridit si një destinacion i mundshëm për klientin e tij në rast se ai vendos të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës.