16:24 / 24.10.2022
‘Mbretërit’ pas yllit të Dortmundit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Madridi raportohet se është admirues i madh i talentit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Mediat spanjolle të hënën shkruajnë se ‘Mbretërit’ janë të interesuar për Bellingham dhe në negociatat mes dy klubeve, mund të përfshihet i huazuari Brahim Diaz.
Ylli i Dortmundit, i cili vlerësohet më shumë së 100 milionë euro kërkohet edhe nga Manchester United, Chelsea dhe Manchester City.
‘Los Blancos’ thuhet se synojnë të transferojnë Bellingham në ‘Bernabue’ për të cilin është i gatshëm të sakrifikojë edhe ish-futbollistin e Milanit.























