16:35 / 24.10.2022
Reali ‘blindon’ Kroos-in, gati oferta e re
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori gjerman Toni Kroos duket se edhe disa vite do të vesh fanellën e Real Madridit.
Mediat spanjolle të hënën shkruajnë se ‘Los Blancos’ kanë përgatitur ofertën e re për gjermanin, i cili vazhdon të jetë një nga më të mirët në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Kroos ka edhe një vit kontratë me Realin, teksa ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij.
Siç raportohet lojtari dëshiron të lë futbollin aktiv me të përfunduar kontrata me “Mbretërit”, por klubi nuk janë dakord me një gjë të tillë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, Reali ka përgatitur një kontratë të re për gjermanin dhe ai është në dijeni për këtë.
Marrëveshja e re mes dy palëve thuhet se shumë shpejtë do të bëhet zyrtare.























