Liga e Kampioneve rikthehet me disa supersfida
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Liga me atraktive në Evropë, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me sfidat e radhës në fazën e grupeve.
‘Chmapionis’ vjen sonte me disa duele të zjarrta në kuadër të E,F,G dhe H.
Në Grupin E, kjo xhiro hapet me ndeshjen Salzburg-Chelsea, takim ky që nis në orën 18:45, derisa Dinamo e Zagrebit në ‘Maksimir’ sfidon Milanin. Aktualisht këtë grup e kryeson Chelsea me shtatë pikë, një më shumë së Salzburg, kurse, Milan dhe Dinamo kanë nga katër pikë.
Në Grupin F do të përballen Celtic-Shakhtar dhe Leipzig-Real Madrid, grup në të cilin tashmë madrilenët e kanë siguruar kalimin në rundin tjetër të garave në ‘Champions’.
Sfida interesante pritet të luhen edhe në Grupin G, ku takohen Sevilla-Copenhagen dhe Borussia Dortmund-Man City. ‘Qytetarët’ dhe Dortmundi thuaj se e kanë siguruar kalimin në rrethin tjetër pasi kanë nga dhjetë pikë përkatësisht shtatë pikë.
Duele joshëse parashikohet të luhen edhe në Grupin H, ku ballafaqohen Benfica-Juventus dhe PSG-Maccabi Haifa. Kampionët e Francës dhe Benfica kryesojnë grupin më nga tetë pikë, derisa Juve dhe Maccabi thuaj se janë të eliminuara pasi nga vetëm nga tri pikë të tubuara.
Liga e Kampioneve
Sonte takohen:
Grupi E
18:45, Salzburg-Chelsea
21:00, Dinamo-Milan
Grupi F
21:00, Celtic-Shakhtar
21:00, Leipzig-Real Madrid
Grupi G
18:45, Sevilla-Copenhagen
21:00, Dortmund-City
Grupi H
21:00, Benfica-Juventus
21:00, PSG-Maccabi























