09:12 / 25.10.2022
Lenglet e lë të hapur mundësinë e rikthimit të Barcelona
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi i Tottenhamit, Clement Lenglet, e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në Barcelonë.
Francezi këtë sezon të garave është duke luajtur te ‘Spurs’ në formë huazimi dhe se marrëveshja mes dy klubeve nuk përfshin opsionin e blerjes së kartonit të plotë të lojtarit.
“Përvoja ime në Barcelonë ishte e pabesueshme”, ka thënë Lenglet për mediat angleze.
“Nuk e konsideroj të përfunduar, sepse kam kontratë deri në vitin 2026 dhe nuk ka asnjë mundësi për të rinovuar me Tottenhamin”.
“Ka ende kohë për të menduar për këtë. Duhet të ndihem mirë në fushë për të ndihmuar ekipin, dhe nëse gjithçka shkon mirë, do ta diskutojmë më vonë, por tani është shumë herët”, ka theksuar Lenglet.























