Son në shënjestër të Real Madridit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i Tottenham, Heung-min Son po përgatitet për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij.
Sulmuesi koreano-jugor ka qenë në formë të jashtëzakonshme me ‘Spurs’ gjatë sezoneve të fundit, duke ndezur interesimin e top-klubeve të mëdha evropiane.
Sipas mediave të huaja, Son është në shënjestër të gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Kampionët e La Ligës dhe Evropës, synojnë të transferojnë atë verën e ardhshme.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti thuhet se është admirues i madh i Sonit, pasi e ka parë atë nga koha kur italian ishte pjesë e Premier Leagues.
Son me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2025, por siç raportohet, lojtari qysh në verën e ardhshme, mund të bëhet me klub të ri.
Real Madridi mësohet se është destinacioni më i mundshëm i Son.























