E ardhmja e Asensios? Kjo është përgjigja e Ancelottit
BKT
Sport

E ardhmja e Asensios? Kjo është përgjigja e Ancelottit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka hezituar të flasë për të ardhmen e Marco Asensios.

E ardhmja e Asensios është një temë e ‘nxehtë’ në kryeqytetin spanjoll.

Tekniku italian nuk ka qenë në gjendje të tregojë së kur mund të zgjidhet çështja e mesfushorit spanjoll.

“Asensio dhe klubi e dinë se çfarë mendoj unë. Shumë lojtarë përfundojnë kontratat e tyre dhe në pauzë ne mund të flasim për këtë”, tha Ancelotti.

“Për momentin nuk ka kuptim të flasim për këtë çështje. I kërkoj atij të jetë profesionist, serioz dhe të durojë momentin e vështirë”.

“Kjo është ajo që po bën Asensio dhe të gjithë ata që luajnë më pak”, theksoi strategu italian.