Zidane paralajmëron rikthimin
BKT
Sport

Zidane paralajmëron rikthimin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i njohur francez, Zinedine Zidane, ka paralajmëruar së shpeti do t’i rikthehet zejes së trajnerit.

Ish-trajneri i Real Madridit po e planifikon rikthimin në futboll në një të ardhme të afërt.

Zidane nga viti 2021 është i papunë pas largimit nga ‘Los Blancos’.

50-vjeçari nga muzeu Grevin në Paris, ka thënë se shumë shpejtë do t’i kthehet punës.

“A më mungon ulësja e trajnerit? Jo, unë nuk jam larg, duhet të presim, të presim edhe pak. Shpejt, shpejt. Nuk jam larg nga puna si trajner”, ka thënë legjenda franceze për “RMC Sport”.

Zidane e ka drejtuar Realin drejt suksesit të trefishtë radhazi në Ligën e Kampionëve në periudhën 2015-2018. Gjithashtu, ai ka fituar edhe tituj të kampionit në La Liga me klubin spanjoll.

Flitet se Zidane mund ta marrë në dorë Kombëtaren e Francës, duke e pasuar Didier Deschampsin.

Francezi më parë ka qenë i lidhur me PSG-n dhe Manchester Unitedin.