20:50 / 25.10.2022
Chelsea mposht Salzburgun, Sevilla e fortë për Copenhagen
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Chelsea e ka mposhtur në udhëtim Salzburgun, me rezultat 1-2, sonte në kuadër të E në Ligën e Kampionëve.
Kovacic dhe Havertez më nga një gol ia siguruan fitoren skuadrës londineze, e cila tani ngjitët në krye të grupit me 10-të pikë, duke siguruar kalimin në rundin tjetër të garave në Champions, kurse, Salzburg është e dyta me gjashtë pikë të tubuara.
Fitore ka shënuar edhe Sevilla e cila mundi Cophenhagen, me rezultat 3-0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit G. Pas kësaj fitore, Sevilla ka tubuar pesë pikë dhe renditet e treta në grup, me dy pikë më pak se Dortmundit, kurse, Copenhagen është e fundit me vetëm dy pikë.























