Ra Juve, kualifikohen City, Dortmund, PSG dhe Real
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në Grupin E, F, G dhe H në Ligën e Kampionëve.
Borussia Dortmund-Manchester City, ndeshje kjo që u mbyll pa gola, ka qenë sfida kryesore e natës së sontme.
Ky duel dha një ndeshje mjaft të mirë, edhe pse ky ballafaqim nuk prodhoi asnjë gola. Kampionët në fuqi të Anglisë më këtë barazim siguruan kualifikimin në rundin tjetër pasi kryesojnë grupin më 11 pikë, derisa edhe Dortmundi është në fazën tjetër të kësaj garë me tetë pikë, tri më shumë së Sevilla.
Në Grupin E, Milani bëri hapin e madh për kalim në rrethin tjetër pasi mundi Dinamon e Zagrebit në udhëtim, me rezultat 0-4. Gabia, Leao, Giroud (pen) dhe Ljubicic (autogol), shënuan për fitoren e ‘Rossonerëve’ të cilët tani ngjitën në vendin e dytë me shtatë pikë, tri më pak se Chelsea që sonte mundi në udhëtim Salzburgun (1-2).
Juventusi është eliminuar nga elita e futbollit evropian pasi sonte u mund në transfertë tek Benfica, me rezultat 4-3. Dueli mes skuadrës portugeze dhe torinezëve, ka prodhuar një ndeshje të madh me shtatë gola të shënuara. A.Silva, Joao Mario me nga një gol dhe Rafa Silva me dygolësh i siguruan pikët e plota Benficas, derisa për juventinët shënuan Kean, Milik dhe McKennie. Më këtë fitore, Benfica kalon në rrethin tjetër, derisa Juve i thotë lamtumirë Championsit.
Kalimin në rundin tjetër e ka siguruar edhe PSG që demoloi Maccabi Haifa, me rezultat 7-2. Messi e Mbappe me dygolësh, Neymar, Goldberg (autogol) dhe Soler), u përkujdesën për fitoren e parisienëve të cilat tashmë janë në rrethin tjetër të garave.
Në Grupin F, Leipizg e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 3-2, në një duel mjaft interesant. Të dy skuadrat kalojnë në rundin tjetër pasi kryesojnë grupin me nga 10 përkatësisht nëntë pikë të tubuara.
























