Allegri: Eliminimi dhemb, jemi të mërzitur
BKT
Sport

Allegri: Eliminimi dhemb, jemi të mërzitur

Fatmir Bytyqi /RTKLive

Juventusi mbrëmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas disfatës në udhëtim tek Benfica (4-3).

Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Massimiliano Allegri është shprehur tejet i zhgënjyer më eliminimin e skuadrës së tij nga garat elitare evropiane.

Strategu italian thotë se ky eliminim dhemb, por sipas tij, tashmë juventinët duhet të përqendrohen në Serie A.

“Ky eleminim dhemb, ne jemi të nervozuar dhe të mërzitur, por duhet tani të fokusohemi në Serie A, për të kapur tjerët, sepse s’ka qenë start i mirë dhe ne duhet të rikuperohemi fizikisht e mentalisht”, ka thënë Allegri.

Ai ka shtuar se “skuadra e tij duhet të kthejë zhgënjimin në motivim për sfidën e radhës kundër Lecce”.