Silva nuk e përjashton mundësinë e largimit nga City
BKT
Sport

Silva nuk e përjashton mundësinë e largimit nga City

Fatmir Bytyqi /RTKLive

Bernardo Silva e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Manchester City në fund të sezonit.

Mesfushori spanjoll prej kohësh është i lidhur me transferimin te PSG-ja dhe Barcelona.

Silva thotë se aktualisht është i përqendruar vetëm tek City. Ai thekson se në fund të këtij sezoni do të vendoset e ardhmja e tij.

“I kam sytë në fitimin e Premier League dhe përpjekjen për të fituar Champions League, Carabao dhe FA Cup”, tha ai.

“Në fund të sezonit do të shohim se çfarë do të ndodhë, por tani për tani do të jap më të mirën për klubin dhe do të jap më të mirën për sa kohë që luaj këtu”, theksoi spanjolli.

Kontrata e e Bernardos me Cityn është deri në vitin 2025.