15:04 / 26.10.2022
Dukagjini trondit Llapin midis ‘Zahir Pajazitit’
Fatmir Bytyqi /RTKLive
Dukagjini ka marrë pikët e plota në udhëtim tek Llapi.
Klinasit mposhtën llapjanët midis ‘Zahir Pajazitit’, me rezultat 0-1, në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në elitën e futbollit tonë.
Llapjanët dështuan të marrin pikë edhe në duel me Dukagjinin, madje, skuadra e Tahir Batatinës dështoi dy herë nga pika e bardhë.
Iljasa Zylfiu (49’) shënoi golin e tri pikëve tejet të rëndësishme për skuadrën e Armend Dallkut.
Pas kësaj disfatë, Llapi mbetet në gjashtë me 13 pikë të tubuara, kurse, një më shumë së Dukagjini që renditet në vendin e tetë.























