16:00 / 26.10.2022
PSG e etur për supertalentin brazilian, gati 30 milionë euro
Fatmir Bytyqi /RTKLive
PSG është hedhur në sulm për të transferuar supertalentin brazilian të Palmeiras, Endrick.
16 vjeçari brazilian tashmë është në shënjestër të disa klubeve të fuqishme evropiane.
Kampionët në fuqi të Francës, sipas mediave të huaja, janë skuadra më serioz në garën për Endrick.
PSG thuhet se është e gatshme të paguajë deri në 30 milionë euro për superyllin e Palmeiras.
Parisienët synojnë ta ‘blindojnë’ brazilianin, edhe pse lojtari nuk ka drejt të transferohet në Evropë deri kur t’i mbush 18 vjet.























