Boksieres Donjeta Sadiku i ndahen tetë mijë euro
BKT
Sport

Boksieres Donjeta Sadiku i ndahen tetë mijë euro

Uran Krasniqi/RTKLive

Pas suksesit në Kampionatin Europian ku mori medaljen e bronztë, bosiderja Donjeta Sadiku është pritur nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. Asaj i janë ndarë tetë mijë euro. Për këtë ka njoftuar vetë ministri Çeku.

"Donjeta Sadiku, pas medaljes botërore, tash me të bronztën europiane dhe me plot vendosmëri edhe drejt medaljes olimpike. Gjithmonë janë shumë frymëzuese dhe të japin motiv shtesë takimet me sportistet tona që me angazhimin e tyre po na bëjnë krenarë të gjithëve. Boksieren Donjeta Sadiku, bashkë me trajneren Marjola Sallauka, kryetarin e Federatës së Boksit, Enver Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli i prita sot në kabinet. I urova për medaljen e re që i sollën shtetit tonë, të bronztën në Kampionatin Europian, ndërsa i ndamë shpërblimin në vlerë prej tetë mijë euro për Donjetën dhe katër mijë euro për trajneren, Marjola Sallauka, bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve, të cilët arrijnë rezultate kulminante në gara ndërkombëtare" ka shkruar Çeku në Facebook. "Donjetës i uroj suksese të radhës!". 

Kampionati evropian është mbajtur në Budva të Malit të Zi.