Inter fiton dhe kalon në rrethin tjetër të Champions League
BKT
Sport

Inter fiton dhe kalon në rrethin tjetër të Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona mund të fitojë ndaj Bayern Munich, por as kjo nuk do ta kualifikonte në rrethin tjetër të Champions League. Kjo pas fitores së Interit.

Klubi italian është kualifikuar në fazën eliminatore të garës për të dytin sezon radhazi teksa fitoi 4-0 ndaj Viktoria Plzen.

Mkhitaryan (35'),  Dzeko (42',66') dhe Lukaku  (87') i kanë dhënë fitoren klubit nga qyteti i Milanos. 

Grupin C e kryeson Bayern Munich. 

Të shtunën në Serie A Interi luan në shtëpi ndaj Sampdorias.