Club Brugge thyhet nga Porto
BKT
Sport

Club Brugge thyhet nga Porto

Uran Krasniqi/RTKLive

Club Brugge nuk kishte pranuar asnjë gol n të gjitha ndeshjet e deritanishme të Champions League, por vetëm në ndeshjen e sontme i ka pranuar katër. Klubi belg ka pësuar humbje nga Porto me rezultat 4-0. 

 

Taremi (33', 70'), Evanilson (57') dhe Eustaquio (60') kanë realizuar golat për klubin portugez. 

Vendasit kanë dështuar ta realizojnë madje edhe një gol të vetëm. Në minutën e pesëdhjetë e një Lang kishte një mundësi nga penalltia, por ai nuk u tregua i saktë.  

Edhe pas humbjes Club Brugge mbetet në pozitën e parë me dhjetë pikë, derisa pikërisht Porto e ndjekë me nëntë. Në grup me më pak pikë janë Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid.