Napoli dhe Liverpool fitojnë dhe kalojnë në fazën tjetër
BKT
Sport

Napoli dhe Liverpool fitojnë dhe kalojnë në fazën tjetër

Uran Krasniqi/RTKLive

Kishte tetëmbëdhjetë vite që një klub italian nuk fitonte të pesë ndeshjet e hapëse të fazës së grupeve në Champions League. Por Napoli e bëri këtë gjatë këtij edicioni.

Klubi nga qyteti me të njëjtin emër ka mposhtur sonte Rangersin skocez dhe është pozicionuar në pozitën e parë të grupit A me pesëmbëdhjetë pikë, duke kaluar në rrethin tjetër të garës. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0. 

Simeone (11', 16' ) dhe Ostigard (80') kanë realizuar për fitoren e skuadrës italiane.No description available.

Ndërkohë nga i njëjti grup ka fituar edhe Liverpool ndaj Ajax. Ndeshja ka përfunduar poashtu me rezultat 3-0.

Salah (42'), Nunez (49') dhe Elliott (52') kanë shënuar për anglezët.

Gjithashtu edhe Liverpool, që gjendet në vendin e dytë me dymbëdhjetë pikë, ka kaluar në fazën tjetër.