Atletico Madrid eliminohet nga Champions League
BKT
Sport

Atletico Madrid eliminohet nga Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Vetëm një fitore do t`i jepte skuadrës së Diego Simeones një shans për t`u kualifikuar në mesin e gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira të Champions League, por kjo nuk ka ndodhur. Skuadra nga Madridi ka barazuar përballë gjermanëve të Bayer Leverkusen. 

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën është mbyllur me barazim 2-2. 

Carrasco (22') dhe De Paul (50') kanë realizuar për spanjollët, derisa golat për Leverkusenin janë shënuar nga Diaby dhe Hudson-Odoi. 

Nga ky grup në Ligën e Kampionëve mbeten Club Brugge dhe Porto.