Në Grupin D gjithçka sqarohet në raundin e fundit
Uran Krasniqi/RTKLive
Gjithçka ka mbetur për t`u sqaruar në raundin e fundit në Grupin D sa i takon asaj se kush shkon tutje dhe kush do të lëshohet një kategori më poshtë të garës.
Tottenham Hotspur që aktualisht kryeson grupin me tetë pikë ka barazuar sonte me Sporting CP që ka shtatë pikë. Eintracht Frankfurt që ka gjithashtu shtatë pikë sonte ka fituar ndaj Marseille që ka gjashtë pikë.
Pra që të katër skuadrat ende mund të kualifikohen javën e ardhshme, kur takohen Marseille me Tottenham dhe Sporting CP me Eintracht Frankfurt.

Në ndeshjen e sontme Tottenham Hotspur dhe Sporting CP nuk kanë shkuar më shumë se sa 1-1.
Bentancur (80') ka realizuar për anglezët, derisa Edwards (22') për portugezët.
Në ndeshjen tjetër, Eintracht Frankfurt ka mposhtur Marseillen me rezultat 2-1. Kamada (3') dhe Kolo Muani (27') kanë realizuar për gjermanët, derisa golin e vetëm për francezët e ka shënuar Guendouzi (22').























