09:44 / 27.10.2022
Xavi tregon çfarë ndikoi në humbjen kundër Bayern Munich
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se është i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Katalonasit mbrëmë u mund nga Bayern Munich (0-3), dhe tashmë Barça do të luajë në Europa League.
Tekniku spanjoll pas ndeshjes tha se eliminimi i parakohshëm ka ndikuar në paraqitjen e skuadrës së tij.
“Nuk ishim garues sot. S’e kemi arritur nivelin e tyre. Eleminimi i parakohshëm ndikoi ndeshjen tonë”, tha Xavi.























